Një person në Gjilan, në gjendje të dehur ka sulmuar nënën e tij si dhe ia ka demoluar asaj shtëpinë, shkruan Reporteri.net.
I njëjti gjatë arrestimit nga Policia ka sulmuar edhe një zyrtar policor.
Njoftimi i policisë:
DHUNË NË FAMILJE & SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Shtërpcë / 24.02.2024-01:00. Viktima f/s, ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta ishte sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull nën ndikim të alkoolit, i cili kishte demoluar-thyer disa orendi shtëpiake. I dyshuari gjatë arrestit duke mos respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor e ka sulmuar fizikisht njërin prej zyrtarëve policor. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.