Ndonëse është paraparë që seanca të nisë në orën 11:00, e njëjta ende nuk ka filluar. Megjithatë, deputetët tashmë kanë filluar të mblidhen në sallën e Kuvendit
Aktualisht aty është edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe kreu i Kuvendit Kadri Veseli.
Haradinaj shihet duke biseduar me deputetët e LDK-së. Këta të fundit ende nuk kanë dhënë qëndrim të qartë se si do ta votojnë Demarkacionin.
Demarkacioni u dërgua në Kuvend, pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Malit të Zi u morën vesh që me anë të një aneks-marrëveshjeje të jetë i mundshëm korrigjimi i vijave kufitare edhe pas ratifikimit.
Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi u nënshkrua më 26 gusht të vitit 2015 dhe ratifikimi i tij është kushti kryesor nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave.