Shqetësimin e një qytetari se në rrugën “Haki Myderizi” në lagjen Dardania të Gjilanit, mungon ndriçimi i pjesshëm në disa shtylla elektrike, drejtori i Shërbimeve Publike, me pozitivitet dhe vullnet të lartë i përgjigjet pozitivisht, duke ndërmarrë hapa konkret në këtë drejtim shkruan Radio Star.
Ai, sakaq, autorizon një ekip mobil-profesional dhe me “shpejtësi të dritës” riparojnë të gjitha dritat, duke rikthyer ndriçimin e plotë në këtë rrugë.
Ajo që duhet veçuar në këtë aspekt, pa dyshim është gatishmëria, përkushtimi, serioziteti, profesionalizmi dhe efikasiteti i të parit të Shërbimeve Publike.
Pavarësisht se çdo drejtues i lartë, sipas detyrës zyrtare dhe përgjegjësive duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, megjithatë shembuj të tillë pozitiv e konkret na nevojiten në çdo kohë dhe në çdo sferë.
Është inkurajuese edukimi i qytetarëve për të reaguar në kohë dhe me arsye, teksa asamblistët e zgjedhur nga qytetarët duhet të jenë shumë më aktiv dhe në shërbim të tyre. /RadoStar/