Ndriqimi publik nё Komunёn e Gjilanit nuk po funksionon nё mёnyrёn mё tё mirё tё mundur kjo pasi nё disa lagje tё qytetit shpesh ndriqimi publik nuk funskionon
e pёr kёtё ёshtё nё dijeni edhe drejtori i sherbimeve publike nё Gjilan Naser Korca i cili pranon se kjo gjendje do tё zgjasё edhe pёr 3 javёt e ardhshme, kjo ngase
Kompania kontraktuese ka pёrmbushur financiarisht kontratёn dhe se Komuna e Gjilanit ёshtё e obliguar tё inicojё procedurёn pёr kontratёn e re.
Sipas tij faji pёr kёto pengesa bie edhe nё ish kompaninё pasi ajo ka lajmruar me vonesё se janё shpenzuar tё gjitha mjetet e ndara pёr kёtё marrveshje.
Naser Korca thotё se faji ka qenё i ish operatorit qё nuk na ka paralajmruar se ёshtё afёr pёrfundimit tё kontratёs edhe ne nuk e kemi diturё kёtё qё ёshtё
nё pёrfundim kontrata sepse afat kohorё kontrata ka pasur por afatё financiarisht nuk ka pasur se ёshtё pёrmbushur vlera domethёn e kontratёs qё ka qenё
ёshtё pёrmbushur dhe ne nuk jemi tё informuar me kohё nga operatori qё tani ёshtё faji i tij, nё momentin qё e kemi diturё se pёrmbushur financiarisht
ne nuk kemi guxuar tё japim punё dhe kemi ndёrprer kontratёn me tё kshtu qё kemi filluar procedurat fillimin e procedurёs sё re tё tenderimit.
Drejtori Naser Korca se procedura e tenderimit pёr njё kompani tё re po vazhdon dhe aktualisht janё nё fazёn e zgjedhjeve tё Operatorit.
Mё tutje ai tha se ka ende mangёsi fatkeqёsisht do tё ketё edhe pёr njё periudhё tё shkurtё rreth 2 ose 3 javё mёs shumti nёse nuk kemi ankesa prej operatorёve tjerё.
Hapja e ofertave ёshtё bёrё tё ejtёn e kaluar dhe tani ёshtё formuar komisionin pёr vlersimin e ofertave shpresojё mbrenda 2 ose 3 dite kemi me pasur raportin
e komisionit pёr vlersim edhe pastaj procedurat janё qё tё publikohet nё faqen KRPP-sё fituesi i ofertёs nёse nuk kemi ankesa tjera nё OSHP mbrenda 2 jave do ta kemi
kontratёn pёr ndriqimin publikё, nёse do tё ketё ankesa afatet nuk mund ti dijmё ne sepse ёshtё procedurё qё zhvillohet nё OSHP nё Prishtinё dhe gjithqka varet nga ta.
Pёr dёmtimet eventuale nё teren sipas drejtorit Korca kompania e kontraktuar pёr mirёmbajtjen e ndriqimit nёpёr fshatra po i sanon ato sa do pakё nё mёnyrё vullnetare,
dhe unё e di se ёshtё njё gjendje e keqe dhe ne jemi duke u munduar tё harrnojmё sadopak me operatorin qё ka mirёmbajtjen e ndriqimit nё fshatё nё njё defektё tё
domosdoshёm nё njё defektё tё vogёl por fatkeqёsisht edhe pak do tё kemi disa probleme.
Por disa lagje me probleme teknike tё ndriqimit publikё janё Avdulla Presheva, Vllёzirt Frashёri, dhe disa rrugica tё tjera nё periferi tё qytetit, ndёrsa shkaqet e kёtyre
dёmtimeve ende nuk dihen.