Me kërkes të dy klubeve kosovare SC Gjilani dhe FC Prishtina, FFK-ja ka miratuar kërkesën e tyre, duke ndryshuar çmimet e biletave shkruan Radio Star.
Skuadra e FC Prishtinës, përmes një komunikate në ‘facebook’, ka treguar se tani çmimet e biletave kanë ndryshuar dhe më e lira do të jetë 2 euro kurse më e shtrenjtë do të jetë 5 euro, shitja e tyre do të bëhet përmes sistemit online.
Komunikata e plotë:
𝐋𝐢𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐜̧𝐦𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐛𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐥𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐮𝐩𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬, 𝐒𝐂 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧𝐢 – 𝐅𝐂 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚👏
Me kërkesë të klubeve finaliste SC Gjilani dhe FC Prishtina dhe me miratimin e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, janë liruar çmimet e biletave për finale e Kupës së Kosovës ndërmjet SC Gjilanit dhe FC Prishtinës.
Çmimi i biletave të finales është si vijon: Tribuna perëndimore 5 euro, tribuna lindore 3 euro dhe jugu e veriu nga 2 euro.
Biletat do të dalin në shitje ditën e hënë (29 maj) dhe do të shiten në sistemin online.
FC Prishtina me kohë do t’ju njoftojë për linkun dhe procedurat e blerjes së biletave.
Tifozët e Gjilanit do të vendosen në tribunën veriore, derisa “Plisat” e FC Prishtinës, do të vendosen në tribunën jugore. Për të dyja grupet e tifozëve, FFK do t’i ndajë nga 200 bileta falas.
Ndeshja do të zhvillohet më 5 qershor, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
#forcaPrishtina
#perparabardhekalter
#krejtperprishtinen