Gjatë gjysmës së parë të këtij muaji (mars) Policia e Kosovës ka shqiptuar 102 gjoba për shoferët, të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit. Ndonëse është e vërtetuar se nga ngasja e automjetit nën ndikim të alkoolit janë shkaktuar shumë aksidente në komunikacion, institucionet publike shëndetësore në vend nuk posedojnë ndonjë instrument, i cili e mat saktë nivelin e alkoolit në gjak, shkruan gazeta “Zëri”.
Drejtimi i automjetit nën ndikim të alkoolit’, ku vetëm gjatë periudhës kohore 01.03.2019 deri më 16.03.2019 nga njësitet policore janë shqiptuar 102 tiketa ndaj kundërvajtësve që kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, si dhe janë iniciuar dy kallëzime penale”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.
Zyra për informim në PK ka thënë më tej se Policia do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.