Për nder të 16 vjetorit të Lëvizjes, sot në orën 16:00, mbollëm 16 fidane në parkun e lagjes Dardania I.
Ne e konsiderojmë mjedisin si pjesë të pandashme të lirisë dhe mirëqenies së qytetarëve. Dëmtimi dhe shkatërrimi i tij është shkelje e drejtpërdrejtë në lirinë, të drejtën dhe dinjitetin e qytetarit. Hapësira publike i takon të gjithëve, ruajtja e saj është e domosdoshme dhe duhet bërë me çdo kusht.