Me një vëzhgim të thjesht e vërenë gjendjen e rëndë në të cilën ka ardhur Gjilani si pasojë e qeverisjes së dobët dhe antiqytetare të politikanëve të saj. Politikanët e stërdobët e sollën Gjilanin në një gjendje të rëndë në të gjitha aspektet.
E bënë Gjilanin një qytet pa të ardhme dhe të pashpresë për të jetuar në të. Tani që po hyjmë në vitin e ri, i cili është edhe vit i zgjedhjeve lokale, duke parë se partitë politike ende nuk kanë shpalosur ndonjë plan konkret se çdo të bëjnë për qytetin, kjo na ka shtyrë që ne si subjek politik të mendojmë krijimin e një programi me të cilin do të garojmë në zgjedhjet lokale në Gjilan. Unë, përsonalisht jam ithtar i një kandidati të përbashkët të spektrit opozitar të Gjilanit, me qëllim largimin sa më të shpejtë të Lutfi Hazirit nga pushteti. Por, nëse nuk shohim ndonjë lëvizje konkrete në këtë drejtim, nga partitë opozitare VV e PDK, atëhere ne do të hyjmë në garë si për asamble ashtu edhe për pozitën e kryetarit të Gjilanit. Disponimi i strukturave të partisë sonë është që unë të jem kandidati për t’i kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur Gjilanit. Me dëshirë të madhe do të konkuroja përball z. Hazirit, ngase kam shumë tema që do t’i ngrijsa për opinionin e gjerë. Prioritete të programit të qeverisjes do të jenë këto:
1. Kthimi i normalitetit në komunë, pasiqë është katandisur si mos më keq,
2. Auditim i thellë i shpenzimeve të z. Hazirit,
3. Sigurimi i ujit të pijshëm 24 orë,
4. Rregullimi i ujërave të zeza dhe largimi i kundërmimit një herë e përgjithmonë nga komuna jonë,
5. Zvogëlimi i shpenzimeve komunale,
6. Ulja në minimum e shpenzimeve në asfalt dhe orientimi i shpenzimeve në resurset njerëzore,
7. Aplikimi për zonë ekonomike,
8. Krijimin e shkollave profesionale për punësimin e të rinjve,
9. Ndarja e bursave për studentët dhe nxënësit e dalluar,
10. Gjurmimi i fëmijve gjeni dhe përkrahja e tyre,
11. Klasifikimi i nxënësve në bazë të prirjeve dhe rezultateve në mësime,
12. Krijimi i transportit urban dhe shkarkimi i qendrës nga automjetet,
13. Kthimi i dinjitetit të qytetit,
14. Lirimi dhe zgjerimi i trotuareve,
15. Pastërtia e qytetit,
16. Bërja obligative e mbjelljes së drunjëve para çdo shtëpie,
17. Nxitja dhe përkrahja e përdorimit të biçikletave,
18. Krijimi i bulevardit në qendër dhe kalimi nëpër të vetëm i ambulancave dhe policisë,
19. Heqja e pengesave në shesh mbi lum.
Uroj në krijimin e një fronti të përbashkët opozitar në Gjilan, i cili do ta shpëtonte Gjilanin nga e keqja e e madhe e quajtur Lutfi Haziri.