Policia e Kosovës ka apeluar për siguri në rrugë.
Përmes një postimi në Facebook thuhet se gjatë vitit 2024, rreth 25% e vdekjeve në trafik kanë qenë këmbësorë.
“Shoferë, vëmendja shpëton jetë. Respektoni semaforin, shpejtësinë dhe ndaloni për këmbësorët. Çdo gabim mund të jetë fatal. Këmbësorë, bëhuni të dukshëm, përdorni vendkalimet dhe gjithmonë kontrolloni për automjete. Një moment pa kujdes mund të ndryshojë gjithçka. Vëmendje! Gjatë vitit 2024, rreth 25% e vdekjeve në trafik kanë qenë këmbësorë”, thuhet në apelin e Policisë.
Për çdo emergjencë, kontaktoni Policinë e Kosovës në 192 ose përmes rrjeteve sociale.