Policia e Kosovës njofton se ka shqiptuar 800 gjoba ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave kundër COVID-19 si dhe 1,015 gjoba në trafik.
Sipas raportit 24-orësh, 60 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, 22 me të lënduar dhe 38 aksidente me dëme materiale.
Sipas statistikave të përgjithshme 19 persona janë arrestuar, 15 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.