Në 3 mujorin e parë të vitit 2022 shërbimet në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm Gjilan.
Stafi shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan, në 3 mujorin e parë ka ofruar mijëra shërbime mjekësore për pacientët e sëmurë.
7342 Kontrolla
656 Pranime
114 Transfere
3226 Observime
Për këtë arsye, menaxhmenti i spitalit u falënderohet përzemërsisht të gjithë mjekëve, infermierëve dhe stafit mbështetës për punën e bërë në ndihmë pacientëve. Jemi të vetëdijshëm se gjithmonë ka vend për përmirësime të shërbimeve prandaj vazhdimisht do të jemi kërkues në këtë aspekt.
Të nderuar qytetarë të Anamoravës
Spitali i Përgjithshëm Gjilan është dhe do të mbetet i përkushtuar me të gjitha kapacitetet profesionale dhe teknike për avansimin e shërbimeve për të gjithë pacientët pa dallim.
Jemi të hapur për bashkëpunim.