Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, janë dënuar me nga 10 mijë franga zvicerane për festimin e tyre me shqiponjë në ndeshjen kundër Serbisë.Dy futbollistët nga Kosova, u dënuan me nga 10 mijë franga, kurse kapiteni i zviceranëve Stephan Lichsteiner, u dënua me 5 mijë franga.
Këto dënime nga FIFA u shqiptuan në bazë të kapitullit 3, nenit 57, kodi disiplinor FIFA-s:“Kushdo që ofendon dikë në ndonjë mënyrë, në veçanti duke përdorur gjeste ose gjuhë ofenduese, ose që thyen parimet e fair-play ose që ka sjellje josportive në ndonjë mënyrë tjetër, mund të jetë subjekt i sanksioneve në përputhje me nenin 10”. /Insporti.com