Kosova është përgatitur në disa kapituj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por që ka ngecje në disa të tjerë.
Instituti Epik ka publikuar kapituj ku qëndron mirë Kosova në bazë të raportit 2024.
Kapitulli 3: Të drejtat e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime,Kapitulli 4:Liria e lëvizjes së kapitalit, Kapitulli 7: Ligji i pronësisë intelektuale,Kapitulli 9: Shërbimet financiare ,Kapitulli 17:Politika ekonomike dhe monetare, Kapitulli 20:Politika e ndërmarrjeve dhe industrisë,Kapitulli 29:Bashkimi doganor , janë kapitujt ku Kosova vlerësohet se është e përgatitur për tu anëtarësuar në BE.
Ndërsa, kapituj ku Kosovë është më pak e përgatitur janë, Kapitulli 13: Peshkimi dhe akuakultura,Kapitulli 14:Politika e transportit,Kapitulli 22:Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore,Kapitulli 25:Shkenca dhe hulumtimi,Kapitulli 27:Mjedisi dhe ndryshimet klimatike,Kapitulli 28:Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit,Kapitulli 30:Marrëdhëniet e jashtme, shkruan teve1.info
Më 15 dhjetor të vitit 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte dorëzuar në BE aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
Ai dorëzimin e kishte bërë në Çeki e cila në atë kohë ishte kryesuese e Bashkimit Evropian.
Nga ajo kohë, aplikimi ende nuk është shqyrtuar. Vendet e Bashkimit Evropian kanë përseritur se përparimi në dialog me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënieve është kyçe për Kosovën por edhe Serbinë për rrugën drejt anëtarësimit.
Shqipëria është vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor që ka hapur disa kapituj për anëtarësim në BE, ndërsa Mali i Zi ka hapur të gjithë kapitujt dhe ka përmbyllë disa prej tyre.
Zyrtarët e BE-së kanë ripërsëritur disa herë qëndrimet e tyre se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.