Në Ditët e Lirisë veteranët mbajnë turne në futboll të madh, nderojnë Kemajl Halimin, Reshat Osmanin e Hafiz Gashin
Këtë të mërkurë, më 15 qershor, në kuadër të Ditëve të Lirisë së Gjilanit në bashkëpunim me DKRS e KK të Gjilanit do të mbahet turneu në futboll të madh në nderim të figurave të shquara të futbollit dhe sportit gjilanas, të të ndjerëve: Kemajl Halimi (Raci), Reshat Osmani (Reshi) dhe Prof. Hafiz Gashi.
Siç ka thënë ish-futbollisti Arben Zeqiri, këtë turne përkujtimor prej kohesh e kishin në mendje me bashkelojtaret e SC GJILANI (V), andaj tash i erdhi radha ta jetësojnë.
Ftesë i është bërë këtyre ekipeve pjesëmarrëse: Reprezentacioni i Kosovës ( V ), Veteranët e Kumanovës –Kumanovë, F.C. “DRITA” (V) – Gjilan dhe ne S.C. “GJILANI” (V).
Ekipet pjesëmarrëse dhe fituese nderohen me mirënjohje dhe kupa, kurse familjet e të ndjerëve me MIRENJOHJE për kontribut jetësor.
Turneu mbahet me 15.06.2022 te stadiumi sintetik te varrezat, duke filluar nga ora 16:30./kryelajmi.com/.