Në kompleksin banesor “AR Katana” është inauguruar sot parku që e mban po këtë emër, si simbolikë e mbjelljes së drunjve që simbolizon Brigadën 138 dhe të rënët.
“Ky është një shembull i mirë që Komuna duhet të punoj infrastrukturën rrugore dhe hapësirat e përbashkëta duhet investitorët ta koordinojnë më mënyrë që të beht ambienti sa më I mirë. Parku “AR Katana” e ka një simbolikë sepse këtu secili dëshmori i Kosharës e ka një emër të lidhur me një fidan i cili rritet, sikur që rritet herozimi i tyre cdo ditë”, ka deklaruar Haziri pas ceremonisë së inaugurimit.
“E falënderoj pronarin, Muhamet Ajrullahu, për këtë investim që e ka bërë në këtë park dhe aploj që ta pastrojmë Komunën tonë dhe ta gjelbërojmë. Të varrezat e dëshmorëve e kemi përcjellë shembullin e njejtë duke mbjell drunj për secilin dëshmorë, hero e martirë. E në qytet do të punojmë më shumë në gjelbërim dhe në të ardhmen do t’I ndërtojmë tri parqe të reja”, theksoi Haziri.
Pronari Muhamet Ajrullahu ka deklaruar se “Parkun AR Katana” e kanë lidhur me betejen heroike të Koshares, ku ka pësuar më së shumëti armiku dhe janë të mbjella 138 mazidolla që e simbolizon Brigadën 138 dhe 114 fidane që simbolizon të rënët.