Puhiza Sadiki zë vendin e parë në “PianoFest” të mbajtur në Bitolo të Maqedonisë,
Në Bitolo të Maqedonisë, është mbajtur festivali internacional i pianos “PianoFest”, ku kishte pjesëmarrës nga shumë vende të ndryshme shkruan Radio Star.
Rrugëtimi i saj në piano i ka sjellur vetëm suksese, ndonëse është vetëm 9 vjeçare, Puhiza Sadiku, për një kohë të shkurtër ka arritur të paraqitet në shumë festivale të ndryshme, e mbase edhe të fitoj vendin e parë.
Puhiza Sadiku, ka arritur të marrë një çmim mjaftë të rëndësishëm, në Bitolo të Maqedonisë, në festivalin e Pianos.
Ajo ka zënë vendin e parë në piano në festivalin “PianoFest”, në disiplinën Piano Solo, e cila u vlersua me pikët maksimale nga juria me çmim absolut 100 pikë.
Puhiza e cila mori pjesë për herë të parë në këtë garë, arriti ta rrëmbej vendin e parë në mesin e shumë garuesve nga vendet e ndryshme.
Ndërsa, Puhiza vazhdon të mësoj nën përkujdesjen e mësuesit tashmë të suksesshëm, Visar Osmani./Radio Star/