Një incident është raportuar në fshatin Ponesh të Gjilanit, ku persona të panjohur dyshohet se kanë thyer xhamat e disa veturave të punëtorëve të kompanisë “Papenburg”, derisa ata ishin ndalur pranë xhamisë për të falur namazin e xhumasë.
Sipas informatave, punëtorët i kishin lënë automjetet e tyre të parkuara pranë xhamisë dhe kishin hyrë për të kryer faljen e xhumasë. Mirëpo, me të dalë nga xhamia, ata kanë vërejtur se xhamat e veturave ishin thyer nga persona të panjohur.
Pas konstatimit të dëmit, punëtorët kanë njoftuar organet e rendit dhe kanë raportuar rastin, duke kërkuar që të ndërmerren veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të incidentit.
Ata presin që organet kompetente të identifikojnë personat përgjegjës dhe që të njëjtit të përballen me pasojat ligjore për veprimin e kryer.
Deri më tani nuk dihen motivet e këtij incidenti./Radio Star/










