Këshilli i Fshatit Zhegër, ka bërë nderime dhe homazhe në varrezat e Martirëve, në 25-Vjetorin e të rënëve, Kryetari z. Qahil Halili ka kujtuar të vrarët-Martirët në masakrën e Zhegrës, dhe fshatrat për rreth në 25-vjetorin e saj, ku kriminelet serb me qëllim të spastrimit etnik vranë e masakruan shqiptarë të pambrojtur e të pafajshëm, Ai shtoi se, dhimbja jonë dhe e familjarëve bëhet edhe më e madhe kur e dimë se disa nga kryesit e këtyre krimeve ende nuk janë dënuar nga drejtësia Nderimi dhe përkujtimi i dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për lirinë e vendit është obligim i yni moral e institucional, Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit tha Kryetari i Këshilli z.Halili
Fjalë rasti ka mbajtur edhe Kryesuesi Kuvendit,z.Kushtrim Kadriu,Z.Sami Hoxha,z.Avdyl Aliu shef grupit këshilltarëve, z. Isa Agushi në emër të UÇK-së.
Ndërsa në emër familjëve të Martirëve z.Tahir Tahiri
Faliminderim është bër edhe për haruesit e projektit ekipës së udhëheqjes së punës për të arritur qëllimet deri në realizim.
Në Emër të Kryesisë se Fshatit, Kryetari z.Qahil Halili ju shpreh mirënjohjen për pjesëmarrjen dhe mbi të gjitha për mbështetjen e gjithanëshme.
Lavdi!