Disa persona të maskuar kanë sulmuar sot një market në fshatin Zhegër Komuna e Gjilanit.
Përveç vjedhjes që kanë bërë, personat kanë shtënë edhe me armë zjarri, por fatmirësisht nga këto të shtëna nuk ka pësuar askush.
Banorët e fshatit Zhegër kanë treguar se ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të ditës së mërkurë.