Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një statusi në facebook, ka treguar se nga të dhënat e fundit në Gjilan sot kanë rezultuar 15 raste të reja pozitive dhe janë shëruar 26.
Postimi i plotë:
U mbajt takimi i rradhës i Qendrës Operative Emërgjente, lidhur me diskutimin e mbarvajtjes së situatës epidemiologjike në Komunën e Gjilanit. Nga të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, rezultojnë edhe 15 raste të reja pozitive me COVID19 nga Komuna e Gjilanit, dhe 26 të shëruar plotësisht.
Aktualisht, gjendja momentale është si në vijim: gjithsej, të rezultuar pozitiv deri më sot janë 408 raste. Nga këto raste, të shëruar kemi 271 persona. Fatkeqësisht, kemi 11 vdekje, ndërsa raste aktive kemi 126 sosh.
Të gjitha këto raste, janë nën kontrollë të plotë nga organet kompetente, si dhe nga Komuna e Gjilanit. Do t’ju qëndrojmë afër deri në shërimin e plotë të tyre. Ndërkaq, nga Komuna e Gjilanit jemi në pritje të 51 mostrave të reja, nga datat 23/24 dhe 25 korrik. Sa i përket numrit të pacientëve pozitiv me COVID19 në Repartin e Infektivës në Gjilan, janë të shtrirë për trajtim 25 pacientë me COVID19.
Vazhdoni t’i respektoni të gjitha masat e rekomanduara nga IKSHP-ja dhe Ministria e Shëndetësisë. Virusi ka shtritje në çdo vend. Ta ruani vetën dhe familjarët tuaj. Vetëm të bashkuar, mund ta ndalim infeksionin i cili ende po arrin shtrirje dhe po gjen vend në mes nesh.
#bashkeiadalim