Në Gjilan janë arrestuar tre persona, dy prej tyre për sulm ndaj personit zyrtar – mjekut, ndërsa i treti për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.