Me 16 prill 2019 rreth orës 09:20 pas një pune intensivë, mirë të organizuar dhe informatave të marra përmes rrugëve operative, nga njësiti i hetimeve të stacionit policor në Gjilan është arrestuar i dyshuari, shqiptar shtetas i Kosovës, lindur me (1989) i cili me 15 prill 2019, dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e Rëndë” në fshatin Doberqan komuna Gjilan, i cili duke përdorur mjete te forta ka hapur dritaren ku dhe ka depërtuar brenda ne lokal dhe nga aty ka vjedhur 6 – copa TV Plazma-BEKO ,1-DVR i kamerave si dhe 30 euro para të metalta.
Në shtëpinë e te dyshuarit janë gjetur sendet e vjedhura ku dhe janë konfiskuar nga ana e policisë së Kosovës dhe të njëjtat do ti kthehen pronarit legjitim . I dyshuari është intervistuar ne prezencë te avokatit dhe se me vendim te prokurorit ndalohet për 48 orë.
Pamje: