Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda një jave ka ndaluar 13 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar 5 persona, për shkak të dyshimit të veprave penale: ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, ‘’Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike’’, ‘’Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’, si dhe ‘’Zjarrëvënie’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar 5 persona të dyshuar, për shkak të veprave penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Grabitje’’, të KPRK-së.
Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar 3 persona të mitur, për shkak të dyshimit të veprave penale: ‘’Grabitje’’ dhe ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, të KPRK-së.
Prokuroria, për të gjitha rastet brenda afateve ligjore, ka paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak.
Gjithashtu, më 23 mars 2019, në Gjilan, një person i moshës 74 vjeçare është gjetur pa shenja jete, në afërsi të një moteli, ku mënyra dhe rrethanat në të cilën është gjetur i ndjeri, konsiderohen si ‘’Vdekje e dyshimtë’’. Prokurori kujdestar, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, në mënyrë që të konstatohet shkaku i vdekjes.