Pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike, kafeja dhe buka gjithashtu po shtrenjtohen shkruan Radio Star.
Rritja e fundit e çmimit të energjisë elektrike ka nisur të reflektohet edhe në tregun e konsumit të përditshëm.
Disa kafiteri në Gjilan dhe në qytete të tjera të Kosovës tashmë kanë filluar të rrisin çmimet.
Sipas informacioneve të siguruara nga Radio Star, një makiato tani kushton 1.30 euro, ndërsa një espresso arrin në 1 euro. Paralajmërimet për rritje të mëtejshme nuk mungojnë as për produktet bazë, si buka./radiostargjilan/