Pse isntitucionet komunale nuk ndalojnë “shisha-t” në lokalet publike në qytet?!
Nëse komunarët, përgjegjësit e institucioneve, arsyetohen se nuk paska një ligj që rregullon këtë çështje, atëherë ata duhet t’i konsultojnë rregulloret mbi veprimtaritë e lokaleve shërbyese publike, se cili është destinimi i tyre, çka kanë të drejtë të shërbejnë: ushqim, pije, kafe e çaj.
Shërbimi, më sakt helmimi i fëmijëve me dioksid karbon “shisha” është veprimtari kriminale, sepse çdo gjë që atakon, kërcënon apo rrezikon shëndetin është krim dhe veprimtari që duhet të ndalohet.
Përse ekziston Kuvendi Komunal? Për të zbatuar jo vetëm rregulloret ekzistuese por edhe për të hartuar e zbatuar të reja, gjithnjë në përputhje me gjendjen në terren, varësisht nga situatat që krijohen…
Prandaj, arsyetimet e rrejshme se nuk ka një ligj që rregullon këtë çështje problemore që atakon rininë janë përtej absurdit, sepse nuk mund të ketë një ligj për diçka që nuk është pjesë e shërbimeve për qytetarët nga lokalet publike.
Të rinjtë, madje fëmijët e moshës 12-13 -vjeçare, në lokalet publike – kafiteritë e qytetit, disa sosh, vazhdojnë të thithin avull të dioksid karbonit, e njohur te të rinjtë si “shisha”.
Kjo materje që thithin të rinjtë kinse për “disponim”, sipas ekspertëve të mjekësisë është shkatërruese për shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve, sepse dobëson mushkëritë, zemrën, sistemin nervor kognitiv dhe shkakton kancerin.
Kuvendi Komunal, institucionet përkatëse të tij, Inspektorati komunal, duhet të veprojnë urgjentisht, sepse shëndeti i fëmijëve dhe jeta e tyre vlejnë më shumë se interesat e kujtdoqoftë…
Askush nuk ka të drejtë të bëjë biznes me shëndetin e fëmijëve!
Madje, me ndalimin e kësaj veprimtarie kriminale duhet të merret edhe drejtësia: Prokuroria dhe Gjykata.
Me këtë rast duhet theksuar se bëhet fjalë për disa lokale – kafiteri ose bare, që dihen me emër, dhe këtu nuk hyjnë lokalet që vërtet ofrojnë shërbime të duhura dhe në kuadër të etikës shërbyese dhe qytetare./kohapressnews/