Komuna e Gjilanit ka filluar përgatitjet e para të manifestimit shumkulturor dhe mbarkombëtar “Flaka e Janarit 2019”, i cili organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe udhëhiqet nga kryesuesja Shpresa Kurteshi – Emini.
Gjatë ditës, është mbajtur takimi i bordit të “Flakës…” për koordinim të aktiviteteve dhe përgatitjeve fillestare, derisa ka bërë të ditur se takimet do të jenë të shpeshta me qëllim që ky edicion me kualitetin dhe profesionalizmin të orientojë vëmendje mbarkombëtare kah Gjilani.
Kureshi Emini bëri të ditur se në këtë fazë të gjithë koordinatorët e shtyllave me grupet e themeluara do të fillojnë përgatitjet e para për programin e ‘Flakës…” dhe më pas edhe vlerësimin e nivelit profesional që do të paraqitet para qytetarëve dhe artdashësve.
Kurteshi – Emini, ka përcjellur mesazhin e kryetarit Lutfi Haziri, që ky manifestim duhet të ruaj maksimalisht kondidat në të cilat është themeluar, duhet të ruaj programin dhe njëkohësisht t’u jepet hapësirë edhe elementeve shtesë në fusha të ndryshme të artit për prezantim, në mënyrë që idetë e gjeneratës së re, të gjejnë hapësirë dhe mbështetje në këtë manifestim të madh, që Gjilanit i ka dhënë epitetin e qendrës kulturore mbarkombëtare.