Është hapur të martën në Gjilan Panairi i Sportit 2019, në të cilin kanë marrë pjesë klube sportive të të gjitha grupmoshave të profileve të ndryshme. Panairin e kanë shpall të hapur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.
Në fjalën e hapjes, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se në këtë panair, përpos ekspozimit e sukseseve të klubeve, sporteve kolektive dhe individuale, fëmijtë e vegjël dhe të shkollave mund ta shohin demonstrimine talentëve të rinj.
“Jam i nderuar që në Gjilan është kthyer kryetari i KOK, Besim Hasani, i cili duhet të falënderohet për punën e madhe dhe misionin e tij të kompletuar në pranimin ndërkombëtar të Kosovës. Ne sot nga Gjilani, përpos ekspozimit e sukseseve të klubeve, sporteve kolektive dhe individuale, fëmijtë e vegjël dhe të shkollave mund ta shohin demonstrimine talentëve të rinj. Shpresoj që së shpejti do t’i ngjajmë sportistëve olimpik dhe do të sjellim medalje olimpike, kudo që jemi. Urime dita e festës olimpike”, ka thënë Haziri.
“Sporti shkollor është i obligueshëm, ndërsa unë do të vazhdoj ta mbikëqyrë dhe t’i inkurajojë deri në fund të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ta aplikojnë dhe zbatojnë këtë sepse kemi ndërtuar një infrastrukturë jashtëzakonisht të mirë shkollore”, shtoi Haziri.
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, e ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri, pwr tw cilin tha se edhe si ish-ministwr, e ka frymëzuar në rrugëtimin për ndërkombëtarizimn e sportit.
“Sot pesë vite na ka njohur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe kjo ka qenë ngjarje historike që i hapi rrugë të gjithë sportistëve që të jenë prezentë në garat ndërkombëtare, duke dëshmuar se mund t’ia dalim në konkurrencë me shtetet më të zhvilluara. T’ju përkujtoj se medalja e artë e Majlinda Kelmendit, e ka radhitur Kosovën në mesin e 100 shteteve me medaljen të artë olimpike, përderisa 106 shtete ende nuk e kanë përjetuar gëzimin. Qëllimi i këtij aktiviteti është që ata që ju vizitojnë, t’i demonstroni shkathtësitë tuaja, në mënyrë që të jemi sa më atraktiv dhe t’i inkurajojmë djemtë dhe vajzat e reja që të merren me sport”, ka thënë Hasani.