Deri më tani në komunën e Gjilani janë vaksinuar mbi 2 mijë qytetarë shkruan Radio Star.
I pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se asnjëri nga ta nuk ka pasur ndonjë problem pas vaksinimit.
Haziri tregon se në fazën e parë janë vaksinuar 1377 qytetarë, ndërkaq në të dytën – 1106, kurse janë në pritje të vaksinave të tjera.
Shkrimi i plotë:
2483 gjilanas janë vaksinuar deri sot kundër #COVID19. Asnjëri prej tyre nuk ka pasur ndonjë problem pas vaksinimit. Në fazën e parë janë vaksinuar 1377 qytetarë, ndërkaq në të dytën – 1106. Në pritje të vaksinave të tjera për një Gjilan pa #COVID19./radiostar/