Në shkollat e Gjilanit ka nisur sot kontrolli sistematik i nxënësve nga klasat 1-9.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se sot por realizohet njërit prej premtimeve më të rëndësishme sa i përket shëndetit të nxënësve.
“Sot po fillojmë realizimin e njërit prej premtimeve më të rëndësishme sa i përket shëndetit të nxënësve, por edhe sistemit të arsimit në Gjilan, kontrollat sistematike prej klasave 1-9 për të gjithë nxënësit. Kjo është një prej të arriturave shumë të mëdha të DKA-së dhe DSHMS-së dhe QKMF-së. Shpresoj që rezultatet do të jetë të mira dhe nuk do të kemi ndonjë gjetje shqetësuese për shëndetin e
fëmijëve, por edhe për familjet e tyre”, tha ai.
Drejtori i Qendrës së Kryesore të Mjekësisë Familjare, Dr. Basri Kamberi, tha se numri i nxënësve prej klasave 1-9 që do t’u bëhen vizita është mbi 12 mijë, ndërkaq për çerdhe dhe parashkollorë janë rreth 500 nxënës.
“Do të vlerësohen mbi 30 parametra të gjendjes shëndetësore të
fëmijëve dhe çrregullimet eventuale që mund të gjinden tek fëmijët do të referohen tek specialisti për të marrë trajtim me kohë”, ka thënë Kamberi.
Ndryshe, kontrolli sistematik i nxënësve do të zgjasë deri në fund të vitit shkollor.