Profesioni i “Barberit” për Arbër Spahiun nuk është thjesht një punë – është pasioni i jetës së tij, i kthyer në art dhe stil unik që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë estradës shqiptare.
Çdo javë, emra të njohur të muzikës dhe showbizit udhëtojnë drejt Gjilanit, vetëm për një arsye: duan të rregullohen nga ai që tashmë njihet si “barberi i yjeve”. Në lagjen Dardania 1/5, në zemër të kompleksit të kafiterive, Arbëri ka krijuar një vend që është më shumë se një berberhane – është një adresë stili dhe elegance.
Ai punon me përkushtim, mjeshtëri dhe pasion të jashtëzakonshëm, duke fituar jo vetëm klientë besnikë, por edhe zemrat e shumë figurave publike që bëjnë kilometra për të përjetuar magjinë e dorës së tij.
“Nuk është veç prerje, është përjetim,” – thotë Arbëri, i cili çdo ditë dëshmon se kur pasioni takohet me talentin, rezultati është sukses që flet vetë.
Në një kohë kur trendet dhe stili bëhen identitet, Arbër Spahiu është emri që po i jep formë pamjes së shumë yjeve të skenës shqiptare.