Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, krahas punëve tjera, në komunën e Gjilanit është duke u bërë edhe shpërndarja e librave.
Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Selvete Sylejmani sot vizitoi qendrën ku është bërë pranimi i librave nga të gjitha shtëpitë botuese.
Aty zyrtarët e DKA-së janë duke punuar në ndarjen e të gjitha librave për të gjitha shkollat. Deri tani veçse është bërë shpërndarja e mbi 70% e librave. Deri të enjten, me 1 shtator pritet të shpërndahen të gjitha dhe të fillohet me procesin e rregullt mësimor.