Pasi kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-covid, qytetarët e Gjilanit janë duke respektuar tërësiaht orën policore.
Policia e Kosovë ka krijuar disa post-blloke në hyrje të Gjilanit, veturat që po ndalohen në pika kontrolli, po tregojnë lejet e qarkullimit, në bazë së cilës arsyetohet dhe lejohet qarkullimi në këtë kohë.
Ky aksion i Policisë vjen si reagim për zbatimin e masave të ndërmarra nga qeveria e Kosovës për kufizimin e lëvizjes nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve tashmë qyteti i Gjilanit është zbrazur.
Vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 807 raste të reja me COVID-19, ku prej tyre 29 janë nga Gjilani.
Radio Star pas orës 19:00, ka vazhduar të sjellë pamje të nga qyteti i zbrazur dhe tashmë nuk ka asnjë lëvizje, ku kanë filluar me zbatimin e masave.