Nën organizimin e Drejtoreshës së QKMF-së znj. Arbenita Hajdari, sot po shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Diabetit.
Në këtë aktivitet u bënë matje të glikemisë dhe informimi i komunitetit me shenjat, mjekimin dhe parandalimin e kësaj patologjie.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte sensibilizimi dhe informimi i kalimtarëve, për rritjen e njohurive mbi diabetin, hipertensionin dhe jo vetëm, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e jetës së njerëzve me diabet dhe atyre në rrezik.
Falenderim për Infermierët që ju bashkuan kësaj nisme dhe kontribuan në realizimin e aktivitetit.
Punë të mira po bëjmë! 🌻