Me homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe tek lapidari në Zhegoc, institucionet komunale të Gjilanit, të udhëhequr nga kryetari Alban Hyseni, kanë shënuar sot 24-vjetori i Betejës së Zhegocit.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se Beteja e Zhegocit do të mbahet mend për rezistencën e fuqishme që treguan luftetarët e lirisë e për humbjet e mëdha që i shkaktoi armikut.
Shkrimi i plotë:
Në 24-vjetorin e Bejetës së Zhegocit, bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe lapidari në fshatin Zhegoc. Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara së bashkë me OVL-UÇK dega në Gjilan në nder të kësaj date të lavdishme, u tubuam në shkollën fillore në fshatin Kishnapole, për të cilën jemi në proces të emërimit në emër të mësuesit dëshmor “Nijazi Osmani”.
Beteja e Zhegocit do të mbahet mend për rezistencën e fuqishme që treguan luftetarët e lirisë e për humbjet e mëdha që i shkaktoi armikut. Heroizmi i luftëtarëve të lirisë me luftën e tyre vetëmohuese e shkroi historinë dhe solli lirinë, e cila e mban përjetësisht vulën e Dëshmorëve të kombit.
Lavdi e përjetshme për të gjithë martirët e kombit!