Në Gjilan të mërkurën priten të ndizen qirinj në kujtim të Liridona Ademaj, e cila u vra më 29 nëntor në Prishtinë.
Ndezja e qirinjëve do të bëhet para Teatrit të Qytetit në Gjilan për të nderuar Liridona Ademaj dhe për të kërkuar drejtësi për të, këtë njoftim e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje dega në Gjilan.
Njoftimi i plotë:
Në kujtim të Liridona Ademaj
Të dashur qytetarë të Gjilanit, ju ftojmë të bashkohemi në ndezjen e qirinjve në kujtim të Liridona Ademaj.
Së bashku, nesër e Mërkure (06.12.2023) në orën 19:00, para Teatrit të Qytetit do të ndezim qirinj për të nderuar dhe për të shprehur respektin ndaj Liridonës, po ashtu për të transmetuar një mesazh të unifikimit si shoqëri kundër dhunës dhe vrasjeve ndaj grave.