Policia ka njoftuar se në Gjilan ka vdekur një person dhe se rasti është duke u hetuar
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 28 prillit në Gjilan, ndërkaq policia në raportin 24 orësh nuk ka dhënë shumë detaje.
“Gjilan 28.04.2020 – 18:25. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit është iniciuar rast dhe do të hetohet nga njësia përkatëse policore”, thuhet në raportin e policisë.