Infektologu Valbon Krasniqi ka dhënë detaje për gjendjen e të infektuarve me koronavirus në Klinikën Infektive
“Sot po e fillojmë me lajmin e keq, humbjen e jetës së një gruaje shtatzënë, e cila nuk arriti t’i mbijetojë infeksionit me koronavirus. Në Klinikë kemi 55 pacientë të shtrirë me koronavirus. 12 prej tyre i kemi me oksigjenoterapi.
Kemi një pacient në reparacion intensiv, gjendja e të cilit është shumë e rëndë, e ndjera ka ardhur më datën 15 dhe ka ndërruar jetë në mbrëmj. Ka qenë në gjendje kritike dhe ka qenë në përcjellje nga infektologu. Të gjithë pacientët monitorohen nga infektologu”, ka thënë Krasniqi, raporton EO-ja.
“Të kemi respekt për rastin, sepse është rasti i parë shtatzënë në Kosovë. Ajo që është fakt është se nuk arriti të mbijetojë nga koronavirusi. Jo vetëm personat që humbin jetën nga ky virus, por edhe në vendin ku kanë qëndruar pacientët bëhet dezinfektimi, sepse është nga masat kryesore.
Kemi 5 infermiere të shëruara. Për sot kemi pacientë, të cilët kanë rezultuar dje negativë për herë të parë. Po presim edhe me shërim mikorobilogjik. Numri i personave të dyshuar, kemi 8 pacientë, mirëpo ndryshon numri nga ora në orë”.
Krasniqi gjithashtu bëri thirrje te të gjithë qytetarët t’i zbatojnë maksimalisht rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi.
Aktualisht Kosova regjistron 598 raste të konfirmuara me koronavirus, 123 të shëruar dhe 16 viktima.