Për Kabashin do të jemi të përkushtuar edhe në mandatin e ardhshëm. Aty do të shkojmë me plane të reja, pas gjithë projekteve që i kemi realizuar viteve të fundit.
Në takimet që sonte patëm në Rr. “Hasan Kabashi “dhe Rr. “Bafti Haxhiu”, me banorët e Kabashit, biseduam se si mund të përmirësojmë akoma jetën e tyre.
Patëm kënaqësinë që të prezantonim edhe kandidatin tonë nga Kabashi, edhe për një mandat të ri në Kuvendin Komunal, Ramadan Deliu, me numër 7 në listën fituese të LDK-së.
S.H