Të shtunën, më 9 shtator, të gjithë besimtarët myslimanë do të festojnë Kurban Bajramin.
BIK ka njoftuar se Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5:43 të mëngjesit.
“Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 5.43 min, të cilit do t’i prijë kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Buhan ef. Hashani, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua ka uruar festë të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë.
Njoftimi i plotë:
Kurban – Bajrami të shtunën më 09 korrik 2022
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e shtunë më 09 korrik 2022.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.
Namazi i sabahut falet në orën 4.32 min.
Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban – Bajramit do ta mbajë dr. Orhan Bislimaj -kryemami i KBI në Prizren.
Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 5.43 min, të cilit do t’i prijë kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Buhan ef. Hashani, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 9 korrik 2022, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na i pranoj, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Kurban –Bajramit!