Dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 169 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 12 mijë e 337 numrin total të rasteve pozitive.
Nga të gjitha rastet e konfirmuara deri më sot, 8 mijë e 346 prej tyre janë shëruar, derisa 457 të tjerë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri.
Kështu, numri i rasteve aktive në vend ka mbetur 3 mijë e 534.
Prishtina është komuna me numrin më të madh të të infektuarve në vend, me gjithsej 3 mijë e 927 raste të regjistruara deri më tani.
Kryeqyteti po ashtu prin me numrin e viktimave të COVID-19, me gjithsej 57 të vdekur.
Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat e detajuara për numrin e rasteve pozitive dhe vdekjeve nga koronavirusi për të gjitha komunat e Kosovës