Izmi Zeka
Populli im i dashur, Në këto momente të vështira që po kalon populli ynë kudo që është e në veqanti në shqipëri solidariteti është obligim moral, njerëzor e më së shumti vëllazëror.
Ndihma që bëhet sot në Shqipëri është ndihmë për motrat dhe vllezërit tanë, familjarët tanë e mbi të gjitha për shpirtin tonë të përbashkët.
Në këto momente leni partitë, ekspozomin e tyre, por të ndihmojmë me aq sa kemi fuqinë tonë shtetëror dhe individuale si shqiptarë dhe njerëz të një kombi.
Leni fotografit e partive sepse kjo është tepër e gërditshme në këto momente të rënda për vëllezërit tanë.
Të ndihmojmë në forma të ndryshme për të mbijetuarit dhe familjet që humbën të dashurit e tyre në tërmetin e djeshëm.
Dhe për fund kërkesa ime personale është që të anulohen të gjitha aktivitetet për festën e flamurit në shenjë solidariteti me dhimbjen që po përjeton populli shqiptarë.
Lutem për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre dhe shërim për gjithë ata që gjenden në spitalet për trajtim dhe shërim të shpejt.
Zoti qoftë me ne në këto momente të vështira