Më jep shpresë, që të kem krahë
Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, përmes nismës “Më jep shpresë, që të kem krahë”, u shpërndanë rreth 300 pako me dhurata për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.
Iniciativë kjo nga gazetarja Jehona Zhitia, e mbështetur nga donatorë dhe me asistencën edhe të shoqatës JETA-VITA.
E veçanta e këtij aktiviteti ishte se përfituan dy kategori shumë të ndjeshme të shoqërisë në Kosovë.
Duke u dhuruar momente gëzimi mbi 300 grave që jeta po i sfidon me sëmundjen e kancerit të gjirit, kjo nismë kishte për qëllim t’ua zgjasë dorën 300 grave të tjera, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke u ndihmuar financiarisht përmes blerjes së mbi 300 punimeve të tyre artizanale, ku secila përmban histori të trishtë në vete.
Mbi 300 punime dore, bashkë me mbi 300 mesazhe në një copë letër të shkruara nga po ato gra, të cilat duke treguar se nëpër çka kaluan, bëhen zë i shpresës, forcës e durimit për mbi 300 gra të tjera, të prekura nga kanceri i gjirit, që pranuan pakot në Klinikën e Onkologjisë, brenda mureve të të cilës marrin terapi çdo ditë qindra sosh.
Qofshi me shëndet dhe urojmë për një Vit të Ri të mbarë.🎗🎗🎗
#mëjepshpresëqëtëkemkrahë