Një pacient me koronavirus është në gjendje kritike dhe po trajtohet në Klinikën Infektive në QKUK.
Klinika Infektive ka njoftuar se në këtë Klinikë janë të hospitalizuara gjithsej 57 raste, prej tyre me COVID-19 janë gjithsej 55 raste.
“45 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe me përkujdesje intensive. Në Mjekimin Intensiv ndodhet një pacient, i cili eshtë në gjendje kritike, në ventilim mekanik”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë nga Klinika Infektive:
Duke u bazuar në raportin e Klinikës Infektive, të datës 27.04.2020, në Klinikë janë të hospitalizuara gjithsej 57 raste.
Prej tyre me COVID-19 janë gjithsej 55 raste.
Gjendja e pacientëve është si vijon:
45 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe me përkujdesje intensive.
Në Mjekimin Intensiv ndodhet një pacient, i cili eshtë në gjendje kritike, në ventilim mekanik.
Raport i hartuar nga dr. Sadije Namani, specialiste-infektologe.