Në intensiven qendrore të mjekimit intensiv sot në orët e mëngjesit ka pasur ndërprerje të rrymës.
Burime brenda Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, se ndërprerja e rrymës ka ndodhur pas orës 7:00 të mëngjesit.
Burimi i ka thënë Gazetës Shneta se në ato momente ka qenë një dramë e stafit në përpjekje për menaxhuar situatën për shkak se disa respiratorë nuk kanë pasur bateri të mjaftueshme.
“Ka qenë një dramë sepse disa ventilatorë nuk kanë pasur bateri të mjaftueshme. Është dashur t’iu ndërrohen bateritë dhe t’i menaxhojmë pacientët derisa shërbimet teknike e kanë rregulluar problemin”, ka deklaruar burimi.
Gazeta ka kërkuar përgjigje nga drejtoria e SHSKUK-së në lidhje me këtë problem, por të njëjtit nuk kanë dhënë sqarime. Ndërkaq drejtori i Shërbimeve Teknike në QKUK Mehdi Krasniqi nuk ka pranuar të flas. “Ju lutem pytjet t’i drejtoni përmes zyrës për informim”, ka thënë Krasniqi.
Ndërprerje të rrymës ka pasur edhe në mjekimin intensiv në ndërtesën e Mjekësisë Sportive më 30 korrik. Lajmin e kishte konfirmuar edhe SHSKUK, por kishte thënë se pacientët nuk janë rrezikuar.