Në Komunën e Gjilanit, në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar procesi mësimor, ka filluar me datë: 02.09.2019
Sipas të dhënave preliminare, numri i nxënësve në Komunen e Gjilanit, të cilët do të vijojnë shkollimin e tyre për vitin shkollor 2019/’20 në arsimin parauniversitar, është 17.233
Drejtoria Komunale e Arsimit , ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2019-2020 sipas dinamikës së planifikuar ,
➢ Në Infrastrukturë shkollore : janë katër shkolla në të cilat janë bërë ndërhyrje më të theksuara riparuese në ambientet dhe hapësirat e objektit të shkollës: SHFMU “ Thimi Mitko” , SHFMU “ Ibrahim Uruqi “ SHFMT “Rexhep Elmazi” dhe SHFMU “Selami Hallaqi” , ndërsa shkollat tjera sipas kerkesave të tyre kanë përfunduar punët si: izolime, suvatimeve , lyerjeve, ndërrimi I dyerve të klasëve (dyer transparente), ndërrimi I nyjeve sanitare si dhe ndërhyrjeve të tjera sipas nevojave të shkollave.
Përveç riparimit të objekteve, shkollat të cilat kanë parashtruar nevojën, janë pajisur edhe me inventarë të ndryshëm, për zhvillimin e procesit mësimor.
Punimet në infrastrukturë të cilat janë në proces, janë kryesisht nga donacionet në : SHFMU “Musa Zajmi” ku është duke u punuar riparimi I thellë I hapësirave për fëmijët parashkollor., donacion nga TIKA . ( këto punime nuk e pengojnë aspak procesin mësimor meqë janë hapsirat e pashfrytëzuara të shkollës).
Objektet fizike shkollore, të cilat janë në ndërtim e sipër: Objekti i shkollës së muzikës i financuar nga MASHT i pa përfunduar si dhe objekti i SHFMU”Agim Ramadani”, paralele e ndarë në Haxhaj.
Në kuadër të përgatitjeve teknike për shkollat është realizuar:
Planifilimi , monitorimi dhe zabtimi i shëndrrimit të SHFMU “Thimi Mitko ”nga tri në dy ndërrime.
Fillimi I zbatimit te projektit “Shkollat e Shekullit 21” financuar nga Qeveria Britaneze përfitues janë, 33 shkolla te komunes se Gjilanit
Fillimi I zbatimit të projektit “ Orientimi në Karrierë”
Janë shpërndarë, në të gjitha shkollat librat për nxënësit, këtë vit shkollor jnë shpërndarë pako didaktike edhe për fëmijët të klasëve përgatitore në kuadër të shkollave të moshës (5-6) vjeç.
Është bërë shpërndarja dokumentit pedagogjike – ditarët, për të gjitha shkollat
Realizimi I (DDD) dezinfektimi, dezinsektimi dhe sipas nevojave edhe deratizimi i të gjitha hapësirave të Institucioneve te arsimit parauniversitart.
Plotësimi I vendeve vakante për personelin professional
Janë bërë të gjitha përgatitjet, për kuadrin profesional (mësimdhënës) – vlen edhe për kuadro të komuniteteve pakicë në gjuhën e të cilëve organizohet mësimi në shkollat përkatëse, Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me menaxhmentin e IEA-ve, fillimisht e kemi realizuar planifikimin e normave dhe me date: 26.07.2019, është publikuar konkursi, për vendet e lira të punës, më date: 03.09.2019 janë publikuar emrat e kandidatëve fitues për vendet e shpallura në konkurs.
Realizimi I Afatit të dytë për testin e maturës shtetërore, Zhvillimi Profesional I mësimdhënësve
Realizimi i trajnimeve për mësimdhënës, gjatë muajit korrik-gusht
Tryezë – Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë në kujdesin dhe zhvillimin gjatë fëmijërisë së hershme
Trajnime të kurrikulës, për mësimdhënës dhe edukatore.