Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, sipas raportit ditor, 08/04/2020, gjenden të hospitalizuar gjithsej 49 raste të konfirmuar me Covid-19.
Postimi i plotë:
Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 08. 04.2020, gjenden të hospitalizuar 49 pacientë me Covid-19, në pritje të rezultateve janë 8 raste si dhe janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19, gjithsej 3 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 18 raste të cilat janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19.
Nga 49 raste të infektuar me Covid 19:
• 40 raste janë në gjendje stabile
• 6 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
• Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike tre (3) pacientë, prej të cilëve dy raste janë në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, dje është konfirmuar pozitiv për Covid -19 edhe një infermiere ,duke çuar në 5 numrin e të infektuarve brenda hospitalor.
Pesë (5) infermieret e infektuara me Covid -19 janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre janë në vetizolim dhe tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, prej të cilave njëra ka rezultuar negativ në dy mostrat e fundit dhe lirohet në shtëpi.
Burimi: Klinika Infektiva-QKUK