Gjatë ditës në Kosovë janë regjistruar 87 vatra zjarri, ku 8 prej tyre janë ende aktive.
Sipas Agjencisë së Menaxhimit Emergjent 79 zjarre janë lokalizuar
“Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192”, thuhet nga AME.
Agjencia ka shprehur shpreh mirënjohje për përkushtimin e Pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit për angazhimin e tyre ne teren.