I nderuar kryetar i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti,
Të nderuar familjarë të të ndjerëve dhe qytetarë të Vitisë,
Në këto çaste të rënda për gjithë komunitetin, sidomos për qytetarët e komunës së Vitisë, shpreh solidarizimin tim të plotë dhe ngushëllimet më të sinqerta në emër tim personal dhe të familjes sime.
Ndajmë dhimbjen me ju dhe bashkëndjejmë me familjet që po kalojnë përmes kësaj tragjedie të rëndë. Dita e zisë që është shpallur në komunën tuaj është një akt i ndjeshmërisë dhe respektit për jetët e humbura, që na prek të gjithëve thellë në shpirt.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!
Ngushëllime të sinqerta dhe forcë për të përballuar këtë dhimbje!