Gara për kryeministër të vendit në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen së shpejti, duket se do të jetë e fortë dhe interesante.
Burime brenda LDK-së, bëjnë të ditur se Lutfi Haziri është kandidati për të cilët partia është marrë vesh të jetë pretendentë për kryeministër dhe jo Vjosa Osmani siç është spekuluar.
Ndonëse zyrtarët e partisë nuk japin shumë detaje për këtë temë, burime të Plus Tv konfirmojnë se Haziri do të jetë kandidat i LDK’së për Kryeministër.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës pritet që të shpërndahet në seancën e cila është caktuar të mbahet më 22 gusht.
Zgjedhjet, raportohet se do të mbahen të dielën e 6 tetorit.