Gruaja nga komuniteti rom e cila para disa ditësh u linçua nën akuza të rrejshme dhe u sulmua në Lipjan nga disa qytetarë, është sulmuar së fundmi edhe në Ferizaj.
Por, ndryshe nga këto qytete që nuk e mirëpritën gruan e komunitetit rom, ka vepruar qyteti i Kaçanikut.
Kjo u kuptua përmes një statusi dhe një fotografie të cilën e ka postuar në llogarinë Facebook, regjisori Ben Apollloni, shkruan Gazeta Observer.
Apolloni ka treguar se këtë grua e kanë mirëpritur me kafe, derisa ky veprim i tij është mirëpritur nga miqtë në Facebook, të cilët me fjalë të mira kanë komentuar përbri fotografisë.